Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, duke komentuar konfirmimin e 79 personave me koronavirus, ka thënë se sot është ditë e rëndë.
Ai përmes një postimi në Facebook iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim.
“Dita më e rëndë për vendin sot. 79 raste të reja. Dhe ndjehesh i dermuar e dëshpëruar me një ditë të tillë. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim. Përpjekja e deritanishme s’ka qenë fare e lehtë. Keni hequr dorë nga sjelljet tuaja më të zakonshme. Nga mbyllja e punëve e deri tek distancimi nga më të dashurit tuaj. Kjo përpjekje, sado e vështire që është, duhet të vazhdojë – në të kundërtën secili kontribut kolektiv i deritanishëm humbet kuptim. Sot ky kontribut ka humbur kuptim”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka shtuar se qëndrimi në shtëpi e bën punën e mjekëve, policëve, ushtarëve e secilit kontribuues tjetër në këtë betejë shumë më të lehtë.
Ai ka thënë se transporti ndërkombëtar i mallrave po vazhdon.
Sipas tij, vendi po furnizohet mjaftueshëm dhe pandërprerë.
“Qytetarët tanë të ngujuar jashtë, ngadalë por sigurt, po kthehen në shtëpi. Rrugët po pastrohen e mirëmbahen nëpër Kosovën. Arsimi po zhvillohet. Do t’i mbushim shpejtë edhe sheshet, edhe rrugët, edhe shkollat, edhe kafiteritë e edhe stadiumet. Do të takohemi sërish të gjithë. Le të kujdesemi sot që ky takim të jetë me gëzim”, ka shkruar ai.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66