Mesa duket Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë seriozisht. A doli Koronavirusi nga laboratori i famshëm në Wuhan? Kjo është pyetja më e rëndësishme sot në botë, të cilës amerikanët duan ti japin përgjigje sa më shpejt.
Siç raporton FOX News, SHBA kanë nisur një hetim të plotë nëse COVID-19, pandemia që ka gjunjëzuar botën, u shpërnda nga laboratori kinez apo jo.
Agjentë të inteligjencës amerikane po mbledhin informacione rreth laboratorit dhe shpërthimit fillestar të virusit. Ata po grumbullojnë të dhëna nëse qeveria e Pekinit ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.
Sapo ky hetim të përfundojë, me shumë gjasa në një kohë të shkurtër, rezultatet e tij do ti paraqiten administratës së presidentit Donald Trump, përcjell Syri.net.
Fox News raportoi të mërkurën se, shpërthimi ka të ngjarë të ketë nisur nga laboratori në Wuhan, si pjesë e një përpjekje e qeverisë kineze për të treguar se përpjekjet e saj për të identifikuar dhe luftuar viruset janë të barabarta ose më të mëdha se ato të SHBA-ve.
Burimet tregojnë për strukturën e virusit, duke thënë se hartografia e gjenomit tregon në mënyrë specifike se nuk ishte ndryshuar gjenetikisht.
Të njëjta burime shtojnë se, hetimi i të dhënave me burim të hapur dhe të klasifikuar, tregon për punën në laboratorin e doktor Shi Zhengli, i cili ishte duke punuar me anti-trupa ndaj Koronavirusit, konkretisht me lakuriq nate.
Për më tepër, burimet besojnë se Organizata Botërore e Shëndetit, të cilës presidenti amerikan i bllokoi fondet, ka bashkëpunuar me qeverinë e Pekinit për të mbuluar të vërtetën.
“Gjithnjë e më shumë po e dëgjojmë këtë histori. Ne po bëjmë një ekzaminim shumë të plotë rreth kësaj situate të tmerrshme”, tha dje Donald Trump.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66