Një grua 99-vjeçare është bërë personi më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar që i mbijeton pandemisë së koronavirusit i njohur si Covid-19 pasi mposhti sëmundjen.
Për më tepër, Rita Reynolds mendon se ajo e gjeti sekretin për të mposhtur infeksionin duke ngrënë sanduiç me reçel.
Natyrisht, kjo nuk është provuar shkencërisht, por një sanduiç me reçel nuk mund të bëjë ndonjë dëm, apo jo?
Rita u sëmur javën e kaluar, dhe pasi ajo testoi pozitive për virusin, familja e saj po priste më të keqen, por kundër të gjitha mundësive, ajo u shërua.
Rita u shërua, dhe tani mendohet se është personi më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar që është shëruar pasi testoi pozitive për sëmundjen.
Pas disa ditësh, infermierët raportuan se ajo ishte shëruar nga sëmundja e saj dhe tani ishte në rrugën e kthimit të saj për diçka që i përafrohej shëndetin normal.
Nipi i saj, Henry Phillips, tha se shërimi i gjyshes së tij i takon dashurisë së saj të gjatë për “sanduiçët me reçel dhe biskota”.
Me të vërtetë një dietë jo e keqe. Nëse keni jetuar deri në moshën 99 vjeç, ju meritoni të hani çfarë të dëshironi.
Rita tani mezi pret që të festojë 100-vjetorin e saj të lindjes në korrik.
Burimi: Lad Bible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66