Një i mbijetuar nga koronavirusi ka përshkruar dy orë shqetësuese në të cilat një pacient tjetër lutej dhe bërtiste për të parë familjen e tij, përpara se të ndërronte jetë.
Craig Farley-Jones tha se po e tregonte këtë histori, për të inkurajuar njerëzit që të marrin seriozisht masat dhe të qëndrojnë në shtëpi.
43 vjeçari, tregoi skenën e tmerrshme që pa teksa ndodhej në spital. Craig foli në lidhje me tmerret që pacientët e infektuar po kalonin.
Ai vetë kaloi 6 ditë në spital, për të luftuar virusin dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Pacienti Craig Farley tregoi:
Të gjithë në repart dukeshin në prag të vdekjes. Të gjithë, përveç personit ngjitur me shtratin tim, i cili ishte mbi të 60-tat. Edhe pse merrte frymë artificialisht, ai duket i qetë. Por, kjo qetësi u zhduk në orët e tij të fundit të jetës. Situata u përkeqësua, 60 vjeçari filloi të lëshonte britma, të lutej për të parë për herë të fundit familjen e tij. Ai e ndjente që ato ishin orët e tij të fundit dhe lutej si një fëmijë, kërkonte të dashurit e tij mes lotësh. Por, fatkeqësisht, kjo ishte e pamundur dhe ai u largua nga jeta pa thënë lamtumirë dhe pa u treguar për herë të fundit familjarëve të tij sesa shumë i donte. Prandaj njerëz, iu lutem, kujdesuni për veten dhe për të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi dhe mos mendoni se jeni imunë ndaj këtij virusi.
Burimi: Telegraph|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66