E ditur bëhet se gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 41 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu është raportuar se gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shëruar nga koronavirusi edhe 29 pacientë të tjerë.
Në total numri i pacientëve që janë shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 301.
Kurse në total numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1300. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi nuk janë ndalur në Maqedoninë e Veriut.
Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Kujtojmë këtu se në Maqedoninë e Veriut janë marrë masa edhe më të forta për të parandaluar më tej përhapjen e koronavirusit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66