Një 22-vjeçare ka rrëfyer se si buri i saj, i cili është 27-vjet më i madh se ajo, është akuzuar për rrëmbim, me pretekstin se nga pamja fizike ajo dukej si një e mitur.
Çifti, i cili u takua në nëntor 2017, insiston se diferenca e moshës nuk është aspak problem për marrëdhënien e tyre.
Eddie është shofer kamioni, dhe disa javë më parë, teksa po prisnin që kamioni të ngarkohej, ajo shkoi të përdorte tualetin, ndërkohë që dikush mund ta ketë parë dhe ka supozuar se ajo ishte jo më shumë se 13-vjeçe.
Ajo tha:
Sapo u bëmë gati të niseshim, dy vetura policie erdhën dhe i kërkuam Eddit të dilte nga kamioni. Ne ishim shumë hutuar. Polici më pyeti cila është lidhja juaj me atë burrë? Dhe unë i shpjegova se ai është burri im dhe e pyeta se çfarë po ndodh, ndërkohë i tregova letërnjoftimin tim për të provuar moshën time dhe policët filluan gjithashtu të qeshnin.Është e vështirë për të tjerët të kuptojnë që një i ri mund të jetë i dashuruar me një burrë të moshuar, por unë kurrë nuk kam qenë e lidhur me dikë aq mirë në jetën time. Supozimet e njerëzve nuk na shqetësojnë.Ne jemi ashtu si çdo çift tjetër. Ne e duam të dalim jashtë, duke eksploruar vende të reja dhe të shohim filma.Ne kemi folur për fëmijët por nuk jemi ende gati, kemi akoma shumë udhëtime për të bërë.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66