Zejneli: Deklarata e Zaevit e papranueshme dhe befasuese
Të papranueshme dhe befasuese, e cilëson deklaratën e ish kryeministrit Zoran Zaev, profesori i gjuhës shqipe Xhelal Zejneli, rreth zbatimit të dygjuhësisë, gjegjësisht, rreth largimit të tabelave në dy gjuhë nëpër vendbanimet ku ka më pak se 20% shqiptar. Zejneli thekson se kjo deklaratë mund të ndikojë në prishjen e raporteve ndëretnike, në një kohë kur siç shprehet, në vend është arritur njëfarë paqeje.
‘Është një deklaratë e turpshme nga ana e Zaevit, ai duhet ta dijë se shqiptarët nuk janë 20%, shqiptarët janë popull autokton në RMV dhe në të gjitha trojet e tyre në Ballkan. Këtu tek ne tani i masin me centimetra ku jemi 20% e ku s’jemi. Gjuha shqipe, është një prej dy gjuhëve zyrtare në RMV, dhe kështu do të mbetet në të mirë të raporteve të mira ndëretnike.’ –deklaroi profesor i gjuhës shqipe Xhelal Zejneli.
Lidhur me protestën e mbrëmshme përpara ASHAM-it nga disa qytetarë maqedonas që kërkonin shfuqizimin e ligjit të ri për gjuhët dhe që gjuha maqedonase të jetë gjuhë e vetme zyrtare, Zejneli deklaron se protestat e tilla orkestrohen nga rrethet politike maqedonase dhe që të cilat, s’bëjnë gjë tjetër veçse ia mbyllin vendit perspektivën transatlantike.
‘Ata duhet ta dijnë se në RMV janë dy popuj, shqiptarët në një anë dhe maqedonasit në anën tjetër, këta dy popuj e përbëjnë këtë shtet, dhe pa shqiptarët nuk ka RMV, nuk ka qeveri. Organizimet e tyre dhe prononcimet e tyre, konceptet dhe pikëpamjet e tyre të papranueshme i prishin marrëdhëniet ndëretnike dhe e kthejnë RMV-në në fillim të viteve 90′, të shekullit XX, dhe të cilët ia mbyllin Maqedonisë perspektivën transatlantike.’ –vlerëson profesor i gjuhës shqipe Xhelal Zejneli.
Në Komunat ku shqiptarët janë më shumë se 20% ekzistojnë tabela dygjuhësore në institucionet shtetërore, kurse në ato vende ku nuk janë – nuk ekzistojnë tabela të tilla – ka deklaruar lideri socialdemokrat Zoran Zaev I pyetur nga gazetarët rreth interpretimit të ndryshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Në Koçanë është mënjanuar dhe në vende tjera janë mënjanuar, kështu që përmes prizmës së respektimit të Ligjit, atë që Ligji e parshikon është nevojë praktike e qytetarëve. Edhe përdorimi I gjuhëve është për përdorim praktik, për respekt të ndërsjelltë të përdorimit të gjuhës amtare.” –shprehet kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.
Lideri social democrat Zoran Zaev ka shtuar se tabela dygjuhësore ekzistojnë vetëm në mjediset ku shqiptarët janë më humë se 20% duke shprehur bindjes se tabela në Gjuhën turke mund të vendosen në Gostivar kurse në gjuhën serbe në Kumanovë. /Blerona Jakupi/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66