
29 shkurti është një datë e rrallë, që ndodh njëherë në katër vjet, por për Watfordin do të kujtohet gjatë. Skuadra e themeluar në vitin 1898 i ka shkaktuar humbjen e parë Liverpoolit në kampionat për sezonin 2019-20, duke e turpëruar me rezultatin 3-0.
Në minutën e 54-t, Ismaila Sarr përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së të kuqve duke arritur që të shënonte. 6 minuta më pas sulmuesi senegalez realizoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të frikshëm të skuadrës së tij. Watford mori zemër, teksa do të gjente edhe golin e tretë në minutën e 72-të.
Sarr përfitoi nga një gabim i kthimit të topit nga Arnold për të pasur te Deeney, i cili shënoi me një goditje në hyrje të zonës. Minutat e fundit ishin thjeshtë një formalitet për Watford që merr një fitore që do të mbahet mend gjatë në histori, teksa janë skuadra e parë që e mundin ekipin e Klopp në Premier League. /Rozalb Lika-Koha Jone/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66