
Ushtria e Turqisë rrëzoi dy avionë luftarakë të Sirisë në Idlib, të dielën, si kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni turk në këtë rajon.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se forcat turke rrëzuan dy avionë SU-24.
Rrëzimi i aeroplanëve është konfirmuar edhe nga agjencia siriane e lajmeve Sana, sipas të cilës pilotët arritën të shpëtojnë duke u hedhur me parashuta.
Në këtë rajon, në veriperëndim të Sirisë, janë intensifikuar luftimet mes ushtrisë turke dhe asaj siriane. Ditë më parë u vranë 33 ushtarë turq në një aksion, për të cilin u fajësua edhe Rusia.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66