
Atletico Madrid bën një tjetër ndalesë në kampionat, teksa nuk shkoi më shumës e një barazim 1-1 në transfertën ndaj Espanyol. Stefan Savic shënoi autogol në minutën e 24-t, për t’i dhënë një goditje të rëndë ekipit të tij.
Në fillimin e pjesës së dytë, Saul shënoi një super gol me një goditje fantastike fluturimthi në hyrje të zonës. Skuadra e Simeones do të kërkonte me ngulm edhe golin e fitores, por nuk do të arrinte deri në fund.
Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt me 44 pikë, 2 më pak se Sevilla. /R.Lika-Koha Jone/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66