Restaurant DARDANI në Bogovinë të Tetovës:
Përgëzime të sinqerta shprehim për të gjithë ata punonjës arsimorë të cilët betejën e tyre për dhënien e dijes e bëjnë me më të vegjlit, pa i harruar edhe mësimdhënësit tjerë që vazhdojnë të kontribuojnë në përgatitjen e gjeneratave të reja.
Me krenarinë më të lartë i përkujtojmë mësuesit e parë, ata të cilët sot nuk janë në mesin tonë, e të cilëve u takon lavdia dhe devotshmëria për punën e tyre të palodhshme për edukimin e brezit të parë në gjuhën amtare.
Të dashur mësimdhënës, ne besojmë se detyra juaj madhore për edukim dhe arsimim do të vazhdoj edhe më tej me sinqeritet dhe përkushtim maksimal. Ne jemi të bindur se përgatitja e gjeneratave të reja, nga të cilat do të dalin kuadro profesionesh të ndryshme, është pjesë e misionit tuaj madhor.
Duke shpresuar se puna juaj do të vazhdojë të kryhet me nderë, edhe një herë, urime ju qoftë kjo ditë e madhe dhe e bekuar për mbarë kombin tonë!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66