Nëse do të duhej zgjidhur çështja e Kosovës sipas filozofisë politike të Serbisë, atëherë përse u desh të bëhej një luftë, përse u desh të flijoheshin aq njerëz, përse do të duhej të ndodhnin aq shumë shkatërrime materiale e shpirtërore?!
Që të zgjidhet kjo çështje sipas filozofisë politike të Serbisë nuk pranohet koncepti “luftë”, po në vend të tij propozohet koncepti “konflikt”, koncept që e mbështet edhe ajo e ashtuquajtura Akademi e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës?!
Për ta zgjidhur çështjen e Kosovës siç thotë Serbia nuk do të kishte nevojë as për luftë as për ndarje nga Serbia, po as për harxhim fuqish tona shqiptare; një çështje të tillë do ta bënte Serbia shumë më mirë se ne!
Apo mos e gjithë ajo luftë e ato sakrifica u bënë që, ndërsa çështja e Kosovës do të zgjidhej sipas filozofisë politike të Serbisë dhe në interesin e saj, të ngrenim një klasë politike e cila do ta udhëhiqnin Kosovën ashtu siç e kanë udhëhequr çifligun çifligarët rusë të shekullit të nëntëmbëdhjetë?!
Sali Bytyqi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66