“Sot në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës qëndroi Mehmet Prishtina, pasardhësi i familjes së heroit Hasan Prishtina, i shoqëruar nga Skender Asani dhe Hysen Berisha. Në shenjë falënderimi për punën dhe misionin e kësaj agjencie, drejtorit të saj Ylber Sela ia dhuroi një fotografi me portretin e figurës së Hasan Prishtinës .
Me këtë rast, drejtori Sela e njoftoi mikun Mehmet Prishtina me punën e deritashme të AZGJ-së dhe pengesat e ndryshme që shfaqen gjatë zbatimit të gjuhës në institucionet shtetërore.
Mehmet Prishtina përgëzoi drejtorin Sela për punën e bërë duke i uruar të vazhdojë me po të njëjtin seriozitet dhe profesionalizëm.” – zyra për inormim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 82