Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Si çdo vit, edhe sivjet Komuna e Tearcës me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në shenjë falenderimi për kontributin që po japin ndaj gjeneratave të reja, organizoi drekë festive për të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore që gravitojnë në Komunën e Tearcës!
Në këtë ditë pata rastin që te falenderoj ata që e sakrifikuan jetën e vet, për të ndërtuar ardhmërin tonë!
Sot ishte dita e atyre që dikur shtëpitë e tyre i kthyen në vatra shkollimi, shkak okupatorëve të ndryshëm që kemi pasë!
Dita e atyre që humbën dhe jetën, vetëm e vetëm që drita e shkrim leximit te gjuhes shqipe kurrë të mos shuhet!
Me shumë respekte dhe përulje për çdo mësimdhënës!
Me sinqeritet Isen ASANI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66