Lufta e Turqisë kundër kriminelit Asad të përkrahur nga Rusia e Irani nuk është thjesht vetëm luftë. Është luftë e drejtë dhe humanitare që shpëton miliona jetë njerëzish të pafajshem. Është luftë kundër kriminelit që ka vrarë mbi 1 milion njerëz/ popullin e tij, që ka detyruar shpërnguljen dhe ua ka dhënë statusin refugjat mbi 12 milion njerëzve. Është luftë që është dashur të fillojë vite më herët dhe është dashur të përkrahet nga gjithë popujt dhe shtetet që thirren në të drejtat e njeriut dhe në demokraci.
Të gjithë ata që e kundërshtojnë apo heshtin në këto momente ndaj kësaj kampanje ndaj këtij krimineli de fakto mbështesin gjenocidin e ushtruar mbi 3 milion njerëz të pastrehë, refugjatë, bombardimin e shkollave, spitaleve, xhamive e kishave.
Është thirrje e ndërgjegjes njerëzore që të jemi me të drejtën dhe të jemi në anën e të shtypurve. Veçanërisht ne shqiptarët që shumë mirë e dimë se cdon të thot të detyrohesh ta lëshosh vendlindjen me forcë dhe të jesh refugjatë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66