Poeti kosovar, Agim Vinca, nuk ka hezituar që të kritikojë ashpër qasjen e diplomacisë amerikanë ndaj Kosovës, e në veçanti ndaj Qeverisë së re.
Në një fjalim të mbajtur në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Vinca shpreson se ky presion do të tejkalohet siç ka tejkaluar, siç thotë ai, “kualifikimi i diplomatit amerikan Gelbard, i cili e pati cilësuar UÇK-së si organizatë terroriste”
“Serbia vazhdon fushatën e saj kundër Kosovës duke lobuar për çnjohjen e saj si shtet, kurse bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë SHBA, në vend që të inkurajojnë përpjekjet për shtet ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, kërkojnë në mënyrë apodiptike vazhdimin e dialogut, heqjen e menjëhershme të tarifës dhe mosaplikimin e parimit të reciprocitetit, duke i krijuar kështu favore agresorit. Si qytetar i këtij vendi, si intelektual, nuk mund të mos them se kjo qasje më duket e padrejtë, madje tejet e padrejtë, por shpresoj të tejkalohet ashtu siç u tejkaluar dikur kualifikimi I diplomatit amerikan Gelbard, i cili e pat cilësuar UÇK-së si organizatë terroriste, por më vonë gjërat ndryshuarn”, thotë ai.

Mandatory Credit: Photo by SALVATORE DI NOLFI/EPA-EFE/REX (10159173e)
U.S. Ambassador to Germany Richard Grenell waits before speaking to people which protest anti-Israeli bias during the ‘Rally for Equal Rights at the United Nations’ at Place des Nations in front of the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 March 2019.
Protesting against anti-Israeli bias during ‘Rally for Equal Rights at the United Nations’, Geneva, Switzerland – 18 Mar 2019
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66