Sherifi i Qarkut të Los Angeles, Alex Villanueva ka konfirmuar se tetë zëvendës sherifë shkrepën dhe shpërndanë në mediat sociale fotografi nga vendi ku u rrëzua helikopteri i Kobe Bryant.
Legjenda e basketbollit, Bryant, 41 vjeç bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna vdiqën tragjikisht në një aksident me helikopter në 26 janar në Kalabasas, Kaliforni.
Lajmet për skandalin e mundshëm u shfaqën javën e kaluar pasi nga disa burime bëhet me dije se disa zëvendës sherifë kanë postuar në media sociale imazhe nga aksidenti.
Villanueva ka konfirmuar se tetë deputetët vartësit e tij shpërndanë foto të cilat ai kishte urdhëruar që duheshin fshirë.
Burime të sigurta i thanë Los Angeles Times se zv-sherifët kishin ndarë imazhe nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe mbetjet me njolla gjaku të viktimave.
Sherifi ka treguar se ky gjest është i patolerueshëm pasi familjarët ishin shumë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të dashur dhe një veprim i tillë shkaktoi edhe më shumë dhimbje ndër të tjera është edhe shkelje e rregullores.
Kur dëgjoi që zëvendësit e tij po i publikonin fotografitë, Villanueva i tha ABC7 se kishte mbetur “i tronditur”.
Vetëm dy grupe njerëzish që ishin në vendin e aksidentit ishin të autorizuar të fotografonin ndaj ky veprim është një shkelje e politikës së departamenteve.
Villanueva siguroi se do të kërkonte forcimin e politikave rreth çështjes në mënyrë që kurrë më mos të përsëritet një ngjarje kaq e shëmtuar.
Burimi: Unilad Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66