Raportohet para pak çastesh që një refugjat sirian Ahmed Ebu Emat, rreth 15 vjec, është qëlluar për vdekje në kokë me një plumb gome nga policia greke ndërsa po përpiqej të kalonte në Greqi nga Edirneja, Turqi.
Për momentin afër 120.000 refugjatë kanë kaluar kufirin Turk dhe janë duke pritur të hynë në Greqi dhe Bullgari për të shkuar në Europe. Greqia ka përforcuar kufirin e saj me ushtarë të armatosur deni në dhëmbë dhe vazhdimisht po përdor gaz lotsjellës, plumba gome e deri tek armët më të sofistikuara për të ndaluar këto njerëz të shkretë.
Sot kreu i Këshillit të BE-së Charles Michel me kryeministrin grek Mitcotakis pritet të vizitojnë kufirin greko-turk ku po torturohen mbi 100.000 refugjat. Turp!
Ku jane të drejtat e njeriut! BE që nga v. 1951 qartë e cakton të drejtën e refugjatëve dhe azilit. Çfarë shkelje fragrante, çfarë hipokrizie!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66