Disa me kishin quajtur “patriot me bateri”, se qenkam kundër vëllazërim bashkimit të Zaevit”!? E dini kush? Ata që janë të zanë me shurrë kauri.
Çka do mund të më thoni, çka do mund të më etiketoni, aman hiç vonë nuk më bëhet. Aman unë për t’gjallë, të bijë në sexhde me nipërit dhe mbesat e Boros dhe Ramizit…o zot, ma mirë merrma shpirtin, se sa me m’korritë me këta edepsëza!!!
– E di ti- më tha, se LSDM-ja do e fitojë në Çegran edhe Aleancën edhe BDI-në? Ti je një romantikë i vonuar dhe nuk i kupton proçeset?
– Ndëgjoni këtu, boni puna vaki që kjo parti të del fituese në Çegran, unë i lë amanet Xhemal Selmanit, mos më varrosje në Rudinë, por të më hudhje te Shpella e Ujkut në Leniç. Bile të mos marrësh asnjë tjetër me vete. Nëse nuk mund të më mbajsh, më tërhiq zvarrë si një bishë e ngordhur.
Zejni Bilalli – Ukshetina
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66