Qeveria e re, e drejtuar nga Albin Kurti, ka paralajmëruar për sot një mbledhje ku do të merret vendimi për uljen e pagave të zyrtarëve shtetërorë.
Pagat e zyrtarëve shtetërorë duhet të nivelizohen me pagat e sektorit privat, dhe të mos jenë më të larta se paga mesatare. Kështu, paga mujore e një deputeti nuk duhet të jetë më e lartë se 300 euro, ndërsa ajo e ministrave dhe zëvendësve të tyre, duhet të sillet aty dikund rreth 350 euro.
Pagat e ulëta nuk do të ishin më joshëse për masat e gjëra, që përspektivën ta kërkojnë në marrjen me politikë. Përkundrazi, do t’i nxiste njerëzit të merren me bujqësi, ose me ndonjë veprimtari tjetër ekonomike.
Qeveria duhet të inicojë menjëherë një projektligj, i cili do të obligojë zyrtarët e administratës shtetërore, përfshirë edhe deputetët, që t’i nënshtrohen një testi të shkrim-leximit. Kush nuk e kalon testin, duhet të pushohet nga puna.
Ti e di që hamari im gjithmonë është plot. Ai mbushet duke e punuar tokën, dhe jo duke vrapur nëpër kafe, me dalë në syret me liderë të botës. Syreti nuk jepë me ngrënë. Veç gruaja po ankohet e po thotë: “O njeri, turli kush po bohet deputet; pse nuk po bahesh edhe ti?” Po mendohem me hy në Parlament e me zanë ndonjë qosh e me ja futë gjumë, dhe m’u zgjue veç kur të vjen koha me shkue me marrë rrogën.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66