Shefqet MANI.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Bota shpirtërore, bota komunikuese edhe përtej kësaj planete për artistët është gjuhë, është kuptim, është madhështi; ata flasin gjuhë të veçantë dhe, gjuha e tyre është shumë më afër Perendisë; mesazhet e tyre janë ndjenjë, janë emocion, janë dënesje shpirtërore…, në këtë vargan të artit dhe kulturës shqiptare bën pjesë edhe Hava Bekteshi!
Hava Bekteshi këmbëngul të kuptoj lindjen e ikonës atdhetare dhe artistike, Nexhmije Pagarusha!
Kështu, kujtime, përkujtime nga largësia reflektojnë krenari, por reflektojnë edhe përgjysmim dhimbjesh me të gjithë artistët me shpirtë artistik, nacional dhe internacional!
Personazhët si Hava Bekteshi po bëjnë shumë punë, po bëjnë veprat më sublime për afirmimin e vlerave tona; ajo me përkushtimin më të madh në çdo hap shënon një sukses, në çdo hap dhe në çdo minutë kompozon një përkushtim për të ardhen e kombit!
Sigurisht, me plot kuptim, Hava Bekteshi përherë e pa artisten si mësuese të kombit, si mësuese të artit, si mësuese të kompozimit e muzikës!
Andaj, numri i madh i tingujve të këngëve të Nexhmije Pagarushës rrugëtojnë dhe takojnë edhe Hava Bekteshin në Gjermani!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66