Hapet dita
-drita
Fantazmë një këngë dashurie!
Mbyllet dita
-drita
Ndjekë puthjen e ditës që iku!
Pranverë
Verë
Edhe në dimër vetmia është surprizë
Është dhuratë
Është album
Është serial që s’di për fund!
Ngjyra
Veshja
Kujtimi referen buke
Refren malli
Ditë e netë pritje
Sekonda mosdurimi
Dashuria sa kupa e qiellit
-gjithnjë pranë Zotit!
Autore:Rabije Bytyqi-Prizren
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66