Nga dita e sotme, 2 shkurt, deri më 8 shkurt, Shkolla fillore komunale ,,Përparimi,, nga fshati Reçicë e Madhe do të përfaqësojë Komunën e Tetovës dhe Maqedoninë në mobilitetin e parë të projektit të dytë: ,,Smart learning in Education”, në kuadër të programit,, Erasmus +,,.
Mobiliteti i parë do të realizohet në Kahramanmarash (Turqi) dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues të shkolla nga Turqia, Italia, Portugalia dhe Rumania, thotë Besnik Alili nga Shkolla fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe të Tetovës!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66