Dr.Musli Ferati
Votimi dhe formimi i qeverisë Albin Kurti nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës paraqet një kthesë shpresëdhënëse jo vetëm për popullin e Kosovës por për të gjithë shqiptarët autokton në Ballkanin Perëndimor. Përkundër tendosjeve dhe zhagitjes së bisedimeve paraprake për formimin e koalicionit qeveritar, më në fund u arrit marrëveshtja e cila me sukses u kurorëzua dje në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të Kuvendit të sapo konstituar nga të zgjedhurit e popullit në votimet e parakohëshme paralmentare që u mbajtën para katër muajve.
Pra, me verdiktin e Sovranit dhe sipas të gjithë regullave dhe parimeve të sistemit pluralist demokratik qeverinë e formoi partia politike fituese në këto zgjedhje e udhëhequr nga një politikan dhe veprimtar i shquar i zhvillimeve më të fundin në skenën e trazuar politike, shoqërore dhe kombëtare në Republikën e Kosovës, dhe jo vetëm. Arësyja kryesore se pse këto zgjedhje ishin të parakohëshme dhe me rëndësi historike ishte se establishment i koruptuar politik dhe shtetëror e solli vendin para një gremine e të funkcionuarit dhe mbijetesës së vet shtetit të Kosovës. Ishte vet nomenklatura disavjeçare politike e cila me diletandizmin dhe bajraktarizmin e ndërtuar kryesisht mbi luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi fitoi mandatin për të udhëqur dhe ndërtuar shtetin më të ri në Europë. Në emër të demokracisë dhe patriotizmit folklorik, pushtetarët e deridjeshëm të Kosovës shpërdoruan maksimalisht votbesimin e qytetarëve duke plaçkitur pasurinë e popullit, për të rrezikuar edhe integritetin teritorial të Kosovës në bisedimet paqësore me Sërbinë, nën patronatin e Bashkimit Europian. Kjo më miri mund të konfirmohet me anë të dhënave të cilat flasin mbi emigrimin masiv të të rrinjëve nga Kosova si rezultat i krizës së thellë shoqërore, ekonomike, institucionale që kaploi të gjithë shoqërinë e Kosovës, e cila doli nga lufta kundra okupatorit qindravjeçar sërb. Paradoksi ishte shumë i madh dhe tragjik për shqiptarët e Kosovës; ata me sa e sa sakrifica dhe ndihmën e aleatëve perëndimor u çliruan nga zullumi i pushtetit antishqiptar sërb dhe me dredhi dhe tradhëti antikombëtare u zunë peng nga regjimi i politikanëve shqipfolës, që pushtetin dhe mandatin e tyre e shfrytëzuan në grabitjen e pasurisë publike duke përligjur të gjitha ingerencat dhe kompetencat e tyre pushtetmbajtëse me anë të korupcionit dhe krimit të organizuar. Ballabanët e politikës antikombëtare në Kosovën kreshnike pandehën se me emblemën e UÇK kanë të drejtën ekskluzive që të keqpërdorin pushtetin për interesat e tyre grabitqare, për të shkelur kështu brutalisht të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Si pasojë e keq-qeverisjes shteti rëshqiti drejt humnerës së vetasgjësimit dhe ishin të pashmangëshme zgjedhjet e parakohëshme ku populli votoi opcionin e shpëtimit dhe shpresës së ringritjes dhe rindërtimit të Republikës së Kosovës. Tani i mbetet kësaj qeverie që me respektimin e ligjeve dhe parimeve elementare të një shoqërie të lirë dhe demokratike të konsolidojë dhe reformojë të gjithë infrastrukturën administrative që do të luftonte me sukses korupcionin dhe të gjitha llojet e krimit dhe shkeljes së ligjit. Sfidat janë të mëdha dhe serioze, andaj duhet paraprakisht një punë dhe përkushtim i paluhatshëm kombëtar dhe qytetar, ku profesionalizmi dhe vullneti i paluhatshëm i të gjithë pushtetarëve dhe funkcionarëve të posazgjedhur t’i paraprijë sendërtimit të Institucioneve publike, për një mirëqenie globale shoqërore. Qeveria e posazgjedhur Kurti duhet t’i përvishet punës së shenjte drejt krijimit të një klime të mirësimit të qytetarëve pasi që mosbesimi kundrejt institucioneve shoqërore ka rënë dhe askush më nuk u beson administratorëve dhe nëpunësve të koruptuar. Kjo parasegjithash kërkon një parapërgaditje të mirëfillte profesionale dhe morale të të zgjedhurve dhe eprorëve të institucioneve dhe organizatave publike e atyre private, pa përjashtim. Funkcionimi dhe aplikim i ligjit dhe normave të tjera ligjore duhet të jetë angazhimi primar i kësaj qeverie deri më tani të pakoruptuar dhe pa asnjë hipotekë të abuzimit me ligjin dhe të së drejtës penale. Shteti i Kosovës duhet të jetë para pasurimit dhe akomodimit të të zgjedhurve të pushtetit, kurse kjo nuk përjashton përgjegjësinë, transparencën dhe llogaridhënien e të gjithë fukcionarëve qeveritar dhe atyre të institucioneve duke nisur që nga organet e drejtësisë dhe gjygjësorit, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit, mbrotjes dhe sigurisë së qytetarëve, sipërmarjeve ekonomike e kështu me rradhë. Mirëqenie sociale e të gjithë qytetarëve duhet të jetë synimi kryesor dhe i njejti duhet të mbështetet nga ana e qeverisë së re duke parandaluar me të gjitha masat ligjore diskriminin dhe padrejtësitë e qytetarëve që mund të vijnë nga abuzimi me pushtetin dhe ligjin. Për sa i takon politikës së jashtme diplomacia e instrumantalizuar e shtetit të kosovës duhet sa më pare të reformatohet me profesionist dhe me vision të pastër kombëtar. Zhvillimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit me bashkëkombasit në Shqipëri dhe Maqedoni duhet të bazohet në afirmimin dhe avancimin e projekteve që kontribuojne në integrimin kulturor, ekonomik dhe infrastrukturor e jo në interes të klaneve të delegjitimuara politike dhe qeveritare. Në këtë kontekst duhet shmangur dekorimin e pseudopatrioteve me dekorata nga ana e Presidentëve të shteteve shqiptare, qofshin ato edhe komandatët e UÇK, dhe në vend të kësaj duhet hapur shtigje më të reja të komunikimit midis qytetarëve siç është p.sh i shumë përfoluri venkalim Prizren –Tetovë. Të gjitha këto premtime dhe piksynime kanë një rëndësi strategjike drejt zhvillimit dhe zgjidhjes së nyjes më të koklavitur në Ballkan dhe Europë, siç është cështja e popullit të përçarë e të dezintegruar shqiptar në trojet e veta stërgjyshore. Kurse realizimi dhe rrumbullaksimi me sukses i të gjitha këtyre dhe shumë objektivave të tjera me peshë të madhe kombëtare do të vazhdoje të kundërshtohet si nga shtetet me trashëgimi historike antishqiptare poashtu edhe nga shqipfolësit e mahnitur nga luksi dhe pasuria e pandershme perandorake. Ky fakt i pafavorshëm në planin mbarrëkombëtar na detyron të gjithëve ne që flasim gjuhën e bukur të Naimit të përkrahim dhe mbështesim qeverinë e posaformuar të Republikës së Kosovës e cila mbi shpatulla ka marrë barrën e rëndë të restaurimit të amanetit të Rilinndasëve dhe korifejve të kauzës, ende të pazgjidhur shqiptare. Edhe një herë Urime dhe suksese qeverisë reformatore të Albin Kurtit!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66