PËRKUJTIM
Në 9 vjetorin e shuarjes së profesorit
ABDYLBAKI BAJRAMI
(24 mars 1948 – 5 janar 2011)
Nga Abdulla Mehmeti
Për veprimtarin dhe profesorin Baki Bajrami (Abdylbaki Bajrami) duhet të përgatitet një monografi e plotë, me ndihmën e kolegëve të tij, me të cilët ka punuar një kohë të gjatë si profesor dhe studiues i matematikës. Ndër të tjera, duhet të përfshihet kontributi i tij shumë i çmuar si mësimdhënës në Gjimnazin e Tetovës; për kohën e diferencimeve ideopolitike të periudhës së komunizmit, kur u largua nga puna në gjimnaz dhe u detyrua të merr rrugën e kurbetit, deri në fillimin e proceseve demokratike. Në këtë jetëshkrim të plotë duhet të përfshihet kontributi i tij për themelimin e partive të para politike të shqiptarëve nën Maqedoni; aktivitetet e tij për krijimin e Shoqatës së matematikanëve; për themelimin dhe drejtimin e revistës për matematikë ,,Plus”, të cilën e drejtoi disa vite me radhë; për manifestimin vjetor të matematikanëve me karakter mbarëkombëtar; për inicimin e themelimit të Shkollës së mesme ekonomike në Tetovë (bashkë me vendasin e tij Liman Kurtishi), të cilën e drejtoi disa vite me radhë; për aktivitetin e tij si mësimdhënës në Universitetin e Tetovës, etj. Veprimtaria e profesorit Baki Bajrami, siç e njihnin tetovarët, shtrihet në shumë sfera si, në arsim, shkencë, kulturë dhe jetën shoqërore. Personaliteti i tij meriton jo vetëm një shkrim, por një monografi të plotë, me shkrime, kontribute shkencore dhe dëshmi për veprimtarinë e tij të palodhshme, si intelektual, veprimtar i palodhshëm dhe patriot me tipare të veçanta.
(Fotografia: Profesor Abdilbaki Bajrami në Tryezën e rrumbullakët për informimin në gjuhën shqipe, në organizim të BKSH-së, 29 janar 1994, Tetovë)
////
Dashmir Ramani Legjendë të cilin e përbuzën shumë njerez. Shoqëria jonë nuk don njerez te ndershem te ditur!!!!!
Jakup Kadriu prof. qe jeten ja kushtoi arsimit …Zoti e shperbleft .
Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi Edhe pse nuk kam pasur rastin ta njoh nga afër profesor Bakiun (as si profesor dhe as si koleg), megjithatë kam dëgjuar vetëm fjalë të mira për të si pedagog dhe si njeri!
Hadi Ramizi Nder e respekt PROFESORIT për kontrbutin e dhënë në funksion të arsimimit të brezave të luginës së pollogut.
Kur të diturit dhe atdhetarët do i jenë në shërbim atijë populli të shuuumvuajtur figura që nga Dervish Cara , Abdurahman Pasha , Sadudin Gjura,Mehmet Gega , Profesori Baki e shuuum arsimdashës si ai e gjerë te Legjenda e gjallë RAFI HALIi do marin vendin e merituar .
Mjerimit të sotëm ma s’miri i shkon për shtati thënja:”lum ai poull që në gjirin e vet mban heroj, mjer ai popull që të tillët i hynë nē punë”
Nevzat Velija Legjendë për arsimdashësit e të moralshmit por jo edhe për të pamoralshmit…
Artan Skenderi U prehtë në qetësi profesori im i respektuar dhe i dashur…
Tahir Zajazi Ishte ne krye te “kolones” gjithandej ku shkeli kemba e Abdylbakiut si nxenes dhe misionar i arsimit
Irfan Xhelili Ngushllime per profin
Xhemail Ajdari Lete jete i perjetshem kujtimi per te
Nesim Seferi I përjetshëm të mbetet kujtimi për prof. Bakiun!
Dilaver Asani Zoti faĺt xhenetin
Vebi Voka Qofte i perjetshem kujtimi per profesorin Bakiun!
Ylber Pustina Ndjese paste
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66