Ndal kaosit edhe në varg!
E kaluara tundet nga dallgët
Vetmia nuk duron:
As shi
As borë
As fortunë
Acari udhëton me ne
Nuk vë gjum në sy
Treni i shpellave trishtuese ulërinë
Tempulli është këtu
-është këtu me ne!
Ajnshtajni,
Darvini,
Sigmund Freud,
Ernest Hemingway
Dhe rruga në këtë ditë
Dhe memoria në këtë ngjarje
Është e ngrohtë
-e ngrohtë
Me këtë emër!
Një fillim
Një vështrim!
Koka dhe kujtimi
Janë si një-
Janë tipare
Bëjnë personalitete!
Ngjarjet janë të vendosura thellë
-më thellë se leximi
Larg
Shumë larg nga teoritë përshpëritëse
Larg frikës
Lapsin e kanë bekim
E kanë betim!
Shumë rrugë
Shumë përplasje
Në çdo rresht
Në çdo ritëm
Model e ritëm bashkë
-Urtësi
Ndal kaosit edhe në varg!
Autore: Rabije Bytyqi-Prizren
Janar 2020
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66