TË ZBRESIM NË TOKË
Është thënë se në demokraci nuk kapet çdo gjë që fluturon, e as që fluturon çdo gjë që kapet. Na mbyti hipokrizia e injoranca. Jemi zhytur në moçal, në detin e së keqes sonë dhe akoma s’mund të dalim në breg. Duhet të zbresim në tokë dhe të bindemi se duhet t’ia fillojmë nga pika zero, se duhet të pastrojmë me vetveten dhe se duhet të pushojmë së arsyetuari se të gjithë na kanë faj. Pa e pastruar oborrin tonë, s’mund të shkojmë as në drejtim të Perëndimit e as në drejtim të Lindjes, sepse gjithnjë do të zëmë në thua të mashtrimeve tona…
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66