Rreth këtij fenomeni jepen verzione të ndryshe, mirëpo askush nuk e shtron idenë se ndonjë njeri me smundje mendore seksuale mund të kishte kryer marrëdhënie me dhinë dhe si rezultat i gjithë kësaj mund të kishte ndodhur kjo ngjarje!
Njerëzit në raste të këtilla, aty për aty e çojnë mendjen te Zoti, pa marrë për bazë disa fakte të tjera!Megjithë ky rast duhet të hulumtohet deri në fund!
Dafina Tosuni.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një rajon të Indisë. Një dhi e lindur me një mutacion gjenetik, po adhurohet si i dërguari i Zotit në Tokë, pasi fytyra e saj e sheshtë dhe me sytë e çuditshëm bëjnë që ai t’i “përngjajë” disi njeriut.
Kafsha e re, e cila ka sy dhe gojë në formë të njeriut, lindi kohët e fundit në fshatin Nimodia në periferi të Jaipur, Rajasthan.
Pronari i saj, Mukeshji Prajapap, postoi online një video të shkurtër të dhisë së zezë me një fytyrën e çuditshme brenda kasolles së saj në fillim të kësaj jave. Ndërkaq, mendohet se rezultati të jetë për shkak të një defekti kongjenital të rrallë të quajtur “Cyclopia”, i cili zakonisht bën që të formohet një sy i vetëm në ballë.
Dhitë konsiderohen një kafshë e shenjtë në Indi, megjithëse Hinduizmi emërton lopën, majmunin, gjarprin, elefantin dhe tigrin midis pesë kafshëve të tij më të shenjta. Sidoqoftë, dhitë janë emëruar në një pjesë të teksteve fetare Vedas, Hindu, si një kafshë me rëndësi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66