PËR SHKËRDHATOKRACINË POLITIKE DHE INTELEKTUALE NDËR SHQIPTARËT
Shqiptarët janë komb me tradita dhe identitet të fuqishëm, nuk lëkunden përballë ndikimeve të huaja, edhe kur një pjesë e elitave politike dhe intelektuale mes tyre luhaten djathtas e majtas për interesa të veta.
Atë që politika ekspansioniste dhe sherri sllav ua imponoi boshnjakëve nën ish Jugosllavi, të heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar, nga boshnjakë të deklarohen si muslimanë, me këtë edhe të vijnë në gjendjen ku janë sot, me humbjen e 2/3 të territorit të shtetit, sot qarqe të ndryshme armiqësore, nga brenda dhe jashtë, po mundohen t’ua imponojnë shqiptarëve përmes rrymave politike fetare, të cilat asgjë nuk kanë të përbashkët me besimin islam tradicional të shqiptarëve, as me besimet tjera fetare, me kulturën dhe traditën tonë, me historinë, gjuhën dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.
Kjo mortajë që sjell re të zeza mbi qenien dhe fatin e popullit shqiptar, bashkë me mbeturinat e ish regjimit komunist të tipit jugosllav dhe stalinist, si dhe ideologjitë tjera të huaja për shqiptarët, përbëjnë rrezikun më të madh për kombin shqiptar, shtetet shqiptare dhe trojet etnike në Gadishullin Ilirik dhe në Mërgatë.
Nuk ka turp më të madh për pjesëtarët e një kombi kur të huajit e njohin më mirë mentalitetin dhe traditat e tij, se sa ata që e njohin veten e tyre!
(13 janar 2020)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66