Shefqet MANI.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Bota e këngës dhe bota e instrumenteve përbëjnë kuptim fame dhe kuptim jete!
Në këtë ndjenjë, në këtë dashni ngritjeje është edhe Hava Bekteshi; ky emër, kjo njohje reflekton për të kuptuar më këndshëm këngën, instrumentin muzikor, për të kuptuar gjuhën e çiftelisë dhe të muzikës si tërësi!
Hava Bekteshi me kontribute të papritueshme dhe të paimagjinueshme arrinë të jetë hallkë e zinxhireve të muzikës dhe të paraqitjeve të mëdha në Gjemani dhe më shumë se kaq!
Aktivitetet e Hava Bekteshit paraqesin një listë pafund, një listë që nuk shteron, një koordinatë sa imagjinare po aq artistike në fushë të këngës, në vertikale të instrumenteve muzikore!
Kjo ngjarje na përcjell në koncertin “Stadtlied”, pikërisht në Elbphilharmoninë e Hamburgut! Aty takojmë Hava Bekteshin në shoqëri të instrumentit që i jep kuptim jetës së saj, në shoqëri të çiftelisë!
Kjo pjesëmarrje është sa emocionale, është po aq vlerësuese nga kritika e instrumenteve dhe nga kritika e këngës!
Hava është pranuar si vlerë e një niveli ndërkombëtar;prezantimi i saj merr vëmendje në këtë ngjarje kulturore me një ritëm origjinal në çifteli!
Në këtë shënim artistik paraqitet edhe një material i shkruar nga Milaim Islami, i cili flet për rrugëtimin e Hava Bekteshit në fushë të kulturës muzikore!
Teksti dhe kënga “Tingëllon teli i çiftelisë”!
Kompozitor: Fatmir Makolli
Të kujtojmë se kënga në tekst është përkthyer në gjuhën gjermane renditet edhe në mediatekën e Elbphilharmonisë të Hamburgut.
Kënga dhe Hava janë vet ngjarja artistike; instrumentet:Çiftelia, pastaj kitara tërheqin vëmendjen mediatike dhe këtë e bëriTelevizioni i njohur në Gjermani, “RTL-Nord”!
Fjalë e vepra, kuptim dhe ngjarje, reportazhë i bukur për Hava Bekteshin!
Në këtë eveniment kulturor dhe artistik interesimi i atyre që e duan artin dhe muzikën ishte shumë i madh!Dhe këto rezultate sigurisht se nuk janë të çastit, përkundrazi evenimentet e kësaj natyre kërkojnë shumë përkushtim, shumë mund dhe shumë kohë!
Është e kuptueshme se muzika klasike ka një histori të bujshme dhe pjesë e kësaj fushate artistike ishte edhe Hava Bekteshi, ishin vlerat tona të mëdha artistike dhe shpirtërore, të cilat sigurisht se u prezantuan në formën më të urtë e më bujare nga Hava Bekteshi!
Hava Bekteshi kujtoj se po vlerësohet në shumë dimezione dhe puna e saj, ndërhyrja e saj me shumë aftësi në shumë aktivitete kulturore gjemane, paraqet përkushtim, paraqet sakrificë dhe në fund të fundit paraqet atdhedashuri respektive!
Në fakt, kush janë përfituesit nga të gjitha këto aktivitete që po bëhen nga Hava Bekteshi?
Fillimisht përfiton arti jonë kombëtar, pastaj përfitojnë gjeneratat e reja; përfitues janë diaspora jonë e devotshme, përfitues janë institucionet tona kulturore në Tiranë, në Prishtinë, në Maqedoninë Shqiptare dhe gjithandej bota shqiptare!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66