BALLKANI I “ÇUDIRAVE”
Ballkani historikisht është konsideruar si fuqi baroti dhe mbase këtë edhe e ka dëshmuar. Edhe në Ballkan të thonë se kur të fton atdheu, atëherë lufta është e shenjtë. Por, disa shkuan në luftë pa i ftuar atdheu. Thjesht shkuan për të humbur kohën që u tepronte. Disa shkuan pa e ditur se ku shkojnë. E kur njërin e pyetën ata të huajt se pse shkuat për të luftuar, ai tha: ishte modë. Ballkani duhej pak të dridhet, sepse Ballkani s’do të ishte Ballkan po që se paqja bëhet e mërzitshme.
Në Ballkan të thonë luftuam për të drejtat tona, por edhe për më shumë demokraci. Por askush nuk thotë se luftuan edhe për pushtet. Vrasjet në Ballkan janë interesante. Në Ballkan jeta nuk ka çmim. Është falas. Në fakt e blen për një çokollatë. A e dini pse? Sepse çokollata është më e ëmbël se jeta.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66