Hajt t’ua tregojë një mesele.
Më shumë se tridhjetë vjetë kam punuar në arsim. Çka s’kam përjetuar gjithë këto vite?
Një nxënës nuk e përcjellte mësimin. Ishte ankuar para familjes se nuk vinte në shkollë shkaku im se më kishte frikë (në fakt, deri diku kishte edhe të drejtë, se i rehatoja mirë nxënësit problematikë, së paku e dijnë ata që më kanë patur mësues).
Një ditë më lajmërojnë se ka ardhur një grua në moshë për të më takuar. Kur zbres te dera e shohë një grua me një bastin në dorë ishte ulur në një karrige. I afrohem dhe i themë:
– Urdhëro hallë, mua më kishin kërkuar?
– Ti, djali i afeticës je? Në anët tona gratë thirren në emër të burrit.
– Po – i themë unë.
– Aman o birrë, jamë nëna plakë e filan nxënësit. Ai nuk vjen në shkollë se të ka frikë. Në fakt, ndoshta ishte nga të paktit nxënës që nuk e kisha rreh. Më erdhi keq për hallën dhe i thashë:
– Të jap fjalën, veç le të vijë në shkollë, nuk do t’a rrehi, bile do mundohem që edhe t’a kalojë klasën.
– A bre biri hallës, nuk dojsha asgjë në këtë jetë, veç edhe nipi im, të bëhet një mësues i keq si ti, veç mos marr rrugën e kurbetit.
Atëherë, vërtet më mbeti hatri, po sot!? Valla mirë e kishte halla! Sot, pranohen mësues nëpër shkollat tona persona jo adekuat, veç për hatër të nënës parti.
Zejni Bilalli – Ukshetina
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66