Urimet e mia më të përzemërta për Vitin e Ri 2020 shokëve, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorve të mi, të afërt dhe të largët!
Uroj një Vit të Ri për të gjithë, një vit në të cilin të gjithë ne shpresojmë të realizojmë ëndërrat dhe qëllimet e parealizuara deri tash, si individ dhe si shoqëri, si ndërmarrje, kudo që jetojmë. E bëj këtë urim, veçanërisht, për vëllezërit dhe motrat tona anë e mbanë trojeve shqiptare!
Uroj që Kombi jonë në përgjithësi, që Viti i Ri 2020 të jetë një vit ndryshimesh në të mirë, një ndryshim i vërtetë në strategjinë e politikës kombëtare, si dhe në përcaktimin e objektivave të reja për përmirësimin e jetës së përditshme, ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve.
Ti lëmë prapa vetes të gjitha telashet, vuajtjet, dobësitë. Fillo nga kjo sekondë të presësh më mirë.
Urime këtë festë të Vitit të Ri, le t’ju sjellë ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i realizimeve të ëndrrave tuaja, zoti le t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri…paqja dhe harmoia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës. Gëzuar!, thuhet në mesazhin e z.Remzi Mustafi, themelues i Ndërmarrjes gjigante në Gostivar, Magnum Trans!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66