Të nderuar miq!
Në këtë festë, në festën e Vitit të Ri 2020 ju përgëzoj të gjithëve.
Ju dëshiroj shëndet,mirësi, harmoni në familjet tuaja, mbarësi dhe lumturi. Urojë të kemi zhvillime të mbara politike dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët në botë.
Dëshira më e madhe është që në Vitin e Ri 2020 të kemi dashuri dhe jo inate. Të kemi sa më shumë ide të drejta e të ndritura dhe jo ndërkëmbëza ndërshoqërore, jo zënka partiake, por mirëkuptim për një jetë më të mirë, për një të ardhme sa më të bukur për të gjithë ne!
Ta forcojmë e ta ndërtojmë sa më fuqishëm besimin ndaj njeri-tjetrit;ti besojmë punë, të lidhemi fuqishëm me interesin e popullit mbarë dhe të lerat tona nacionale!
Ta kërkojmë gëzimin dhe lumturinë në raportet tona tona dhe jo në fatkeqësinë e tjetrit.
Të investojmë në arsimim të shëndosh dhe me vlera evropiane. Të kemi mirëkuptim për të luftuar të keqen më forca të përbashkëta. Uroj që përherë të bëjmë më të mirën për të ardhmërinë e gjeneratave të reja. Gëzuar, suksese në Vitin e Ri 2020, thuhet në mesazhin e pilotit nga Gradeci, Sherif Islami.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66