Në vigjilje të ndërrimit të motmoteve të rreme!
Dikur moti, një kalama nga prindër fukarenj, për ndërrimin e motmoteve kishte dhënë këtë shpjegim: “Familja ime ishte e varfër sa çdo vit të ri, im atë dilte nga shtëpia dhe shtinte disa herë në ajër me pistoletë. Pastaj kthehej dhe neve, na thoshte se babagjyshi i Vitit të Ri kishte vrarë veten!”
p.s.
Ndoshta kryeparit të asaj familje të varfër, “gënjeshtra” mund t’i arsyetohej por ama, ne që kemi më shumë seç na duhet, a mos vallë duhet ndihmuar familjet të cilët, lirisë së munguar të vatanit, i dhuruan çunat dhe gocat e tyre!
Unë nuk i besoj “babadimrit”.., unë i besoj vetëm buzëqeshjes të çiltër së nënës dhe lotëve të foshnjeve prej gjiri.
Shumë shëndet për nënat dhe kalamajtë!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66