Isa Ramadani, Granit ING në Bogovinë të Tetovës:
“Është koha ku shqiptarët mblidhen në familjet e tyre me miqtë dhe të dashurit e zemrës rreth tryezave të gëzimit, shpresave dhe ëndrrave të reja për të jetuar së bashku orët minutat dhe sekondat e ndarjes me vitin e vjetër dhe takimin me vitin e ri.
Është koha e miliona urimeve për një vit më të mbarë më të begatë që të gjithë shqiptarët shkëmbejnë me njëri-tjetrin në të katër anët e globit. Kjo është një ditë e madhe e bashkimit dhe solidaritet tonë njerëzor e shpirtëror. E ndjej si privilegj të marr pjesë në këtë festë të madhe me urimet e mia më të përzemërta për të gjithë ku bashkëkombësit e mi. Nata e ndërrimit të viteve është gëzim veçanërisht për fëmijët, janë ata që festojnë më shumë dhe krijojnë atë atmosferë të mrekullueshme pa të cilën kjo mbrëmje nuk do të kishte këto ngjyra kaq të larmishme dhe të bukura. Ndaj urimi i parë i shkon vetëm atyre, gëzuar të gjithë fëmijëve, ti kemi me jetë, të bukur, të shëndetshëm, të qeshur, të lumtur, plot dritë si e ardhmja që ëndërrojmë të ndërtojmë”, thuhet në mesazhin e Isa Ramadanit, Granit ING në Bogovinë të Tetovës!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66