Hamdi Latifi, Golec Trans:
Urojmë që Viti i Ri 2020 të shërbejë si një rast për një fillim të ri, si një rast që në Vitin e Ri, shqiptari të mos përjashtojë shqiptarin, vetëm e vetëm se tjetri ka pikëpamje të ndryshme.
Të punojnë së bashku për dashurinë ndaj vendit dhe për përparim ekonomik të mbarë kombit shqiptar.
Kështu, nëse e duam vendin, familjen, shoqërinë, atëherë fat të mirë ju dëshirojmë të gjithë shqiptarëve; të zotohemi për të mirën e përbashkët; të punojmë sa të jetë e mundur më tepër për të futur dashurinë midis vëllëzërve, të ndjekim të njëjtin fat dhe të njëjtin ideal!
Shqiptarë, gëzuar Vitin e Ri 2020!, thuhet në mesazhin e urimit të themeluesit të Ndërmarrjes “Golec Trans” në Zhelinë të Tetovës!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66