“Mrekullia” shqiptare
Shqiptarët po solidarizohen me viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë, duke dhënë kontribute financiare në institucionet fetare, dhe më pak në gjirollogaritë e qeverisë së shtetit. Ky fenomen, siç besoj unë, mund të shpjegohet si vijon:
1. Populli shqiptar është radikalizuar, dhe e ka ngritur fenë mbi identitetin kombëtar.
2. Populli shqiptar e ka humbur besimin te liderët politikë, sepse i shikon dhe ndien si hajna, dhe nuk beson më në komb.
3. Populli i vjedhur dhe i anashkaluar, tashmë nuk i beson më politikës, dhe shpresat e veta i ka varur te liderët fetarë, duke shpresuar se këta të fundit e kanë frikë zotin, dhe nuk guxojnë të vjedhin.
Sille kah ta sillësh, përfundimi po del se nuk jemi as shtet, as kalifat!
Rifat Buzuku
Kelmendi Press Te tria variantet se bashku.
Driton Statovci Neve na ka humbur rruga në oborr, për këtë arsye shkojmë nga një ekstrem në tjetrin apo nga një budallallëk në tjetrin. I provuam këto sektet e ndryshme fetare që e ndytën gjithandej dhe tani prap me fe!!! Tmerr.
Jemi futur ne rreth vicioz (Teufelskreis) dhe vetëm jemi duke u sjellur në të pa e gjetur rrugën me dal nga kjo çmenduri. Tani jam duke e kuptuar pse jemi këtu ku jemi!!! Gjithnjë i kishëm pasur udhëheq qelbësirat në të gjitha nivelet. Çmenduria është se “intelektualët” tonë janë bërë me të ndytë se këto qelbësirat vetë që nuk reagojnë….
Rifat Buzuku Driton Statovci I rrezikuari nga fundosja e kërkon shpëtimin edhe te kapja për një fije kashte!
Leonard Vneshta Varianti i dyte,eshte dominant
Perparim Kurti Sipas jush jemi kalifat dhe jo shtet.Propagand të bukur po ban zotëri sa jo pagujn?
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66