Liderët e hajnisë dhe shpalosjes së statujave
Sa herë vjen ndonjë përvjetorë, liderët na shfaqen para kamerave dhe videove, duke prerë shiritin e statujës apo përmendores së ndonjë heroi. Dhe, meqë përmendoret e luftës së vitit 1998-99 janë harxhuar, liderët janë kthyer deri në periudhën e sundimit turk.
Nuk e mbaj mend të kemi parë ndonjë lider duke prerë shiritin e ndonjë fabrike të re, përjashto asfaltin që blihet me tender, dhe gjysmën e kostos e vjedhin ministrat.
Një ansiomë e ligjigjit antikrim, thotë:
Vetëm njerëzit që vijnë në pushtet me pasion patologjik, e urrejnë popullin, dhe nuk duan t’ia dinë fare për gjendjen e shoqërisë. Ata nuk vjedhin sepse janë liderë, por vjedhin sepse hajninë e kanë sëmundje të trashëguar që nga lindja, dhe mendojnë që populli ndodhet në jetë, sepse është i dënuar t’u shërbejë liderëve që i ka.
Ka ardhur koha që populli të mendojë si ka jetuar më mirë, nën robërinë e të huajve apo këtyre sundimtarëve që i kemi tash e njëzet vjetë në krye të shtetit!
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66