Arben Abduramani:
Në këtë ditë po bëj urimet e mia më të sinqerta për të gjithë!Uroj për paqë, për dinjitet sa më të thellë, respekt pafund ndaj njëri-tjetrit!
Është kuptueshme dhe e pranueshme se paqja është linja e vetme dhe e vërtetë e përparimit njerëzor!
Me këtë rast dëshiroj një Vit të Ri, një fillim të ri. Një Vit të Ri prej të cilit të gjithë ne shpresojmë dhe presim realizimin e objektivave dhe ëndërrave të pa realizuara deri tani, një Vit të Ri të mundësive të reja, të ndryshimeve pozitive për ne, si individë dhe si shoqëri, si institucione qeveritare dhe shtetërore, por edhe për botën në përgjithësi. Një vit të shpresave, përparim në të mirë, si në jetën tonë private dhe familjare ashtu edhe në mjedisin shoqëror e politik ku jetojmë.
Është thënë se Viti i Ri nuk është vetëm një ndryshim datash e vitesh, por është një rast për ndryshim drejtimesh, qëllimesh e objektivash të reja me një angazhim serioz për realizimin e tyre.
Gëzuar!, thuhet në mesazhin e z.Arben Abduramani!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66