Dy në pesë të rritur shtiren si të sëmurë nëse duan një ditë pushimi, sipas një studimi të Com Res për BBC-në.Kur u morën në pyetje mbi moralin dhe vlerat e tyre, njerëzit pranuan se gënjejnë kur thonë se janë sëmurë.Ndërsa stafi i ri rezulton se gënjente më shumë sesa kolegët e tyre të vjetër.
Një punonjës merr të paktën 4 ditë në vit pushim me arsyen se është sëmurë, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.Arsyet më të zakonshme për të marrë pushim në vitin 2018 ishin ftohja, problemet muskulore, si dhimbja e shpinës dhe problemet e shëndetit mendor.Në sondazh u morën në pyetje rreth 3.655 persona të moshës mbi 16 vjeç.
Përveç rasteve kur shtiren vetë si të sëmurë, gjithashtu punonjësit shpesh mbulojnë edhe kolegët kur e dinë se ata janë duke u shtirë si të sëmurë.Sondazhi zbuloi se 66% e tyre nuk do t’u tregonin shefave nëse do e dinin se kolegët e tyre që marrin pushim nuk janë të sëmurë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66