Imeri Boden, në Poroj dhe Xhepçisht: Kurban Bajrami, karakterizon sakrificë dhe durim
Me rastin e festës së Kurban Bajramit,pranoni urimet më të sinqerta.
Kjo festë e cila karakterizon sakrificën dhe durimin është mundësia që të gjithë bashkë të reflektojmë humanitet, tolerancë, mirkuptim dhe virtytet e moralit të pastër njerëzor.
Kurban Bajrami na sjell në mendje dashurinë e Krijuesit ndaj njerëzve, solidaritetin dhe shpresën për ditë më të mira.
Padyshim karakteristikë e kësaj feste është edhe Haxhi,andaj të gjithë besimtarëve që këta ditë qëndrojnë në vendet e shenjta për të kryer Haxhin,urojmë që tu pranohen lutjet dhe adhurimet që bëjnë ndaj Zotit. Prandaj le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje.
Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne.
Duke ju dëshiruar begati,mirëqenie dhe shëndet, urojmë që të festojmë shumë festa bashkë, thuhet në urimin e Ndërmarrjes Imeri Boden nga Poroj dhe Xhepçishti i Tetovës!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66