Shefqet MANI.MAQEDONIASHQITARE.COM
Hava Bekteshi dhe origjinaliteti i saj në artikulimin e zërit!
Zëri, intonacioni, e veçanta janë qendra të akorduara dhe të koduara nga natyra, nga Zoti!
Kështu, Hava Bekteshi edhe si natyrë ngritet në kuptimet e saja për artikulimin dhe kthjellimin e zërit, të intonacionit të saj të dallueshëm nga çdo zë tjetër natyror melodik!
Kur nxjerr zë Hava Bekteshi atë e bën brenda natyrës shtrirëse të jehonës dhe kjo jehonë ose ky ritëm mund të depërtoj vetëm brenda kufijve të akorduara në qendrat e trurit të saj dhe brenda koorespondencës natyrore të konsultuar në vesh, në hundë dhe më pas vjen zëri strukturor si kuptim i veçantë e që lidhet me personalitetin e instrumentalistes të çiftelisë, të njeriut që bashkëjton me këngën, Hava Bekteshi!
Ky zë melodik, melodik vetëm në natyrën e saj të josh, të përqëndron brenda shumë segmenteve që ndërtojnë personalitetin, brenda shumë reflektimeve të saj si natyrë valëvitëse, emocionuese, brenda një natyre që e do jetën, sakrifikon për jetën, brenda një natyre që jep gjithçka për jetën dhe brenda kësaj jep shumë për atë që do, për këngën, për çiftelinë dhe për punën e saj në këtë fushë veprimi!
Hava është në gjendje të mirë emocionale, është në gjendje të mirë për të koordinuar zërin, fjalën, këngën dhe për t’ju dhënë këtyre efektin e qartë të shqiptimit, por duke mëtuar drejt asaj që efekti i zërit, i fjalës përherë të jetë në harmoni me shqiptimin e fjalës, me ngritjen dhe uljen e intonacionit dhe këtë e bën përherë për të ruajtur efektin, korelacionin e kuptimit të këngës me cilësinë e jehonës mikluese të zërit!
Nga ajo që dëgjoj, nga ajo që ndjej, ndaj mendim se Hava Bekteshi këndon qetë, do të thotë ngadalë, vazhdimisht pretendon të jetë në hap të barabartë me tingullin, me fjalën dhe përherë e qëndrueshme brenda rrethit ku vepron.
Hava, çiftelia dhe kënga janë një frymë, janë një këngë që siguron kuptim logjik në korrniza të shenjave të natyrshme të rregullave të melodisë në çdo kohë dhe në çdo vend!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66