Dafina Tusuni.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Edhe halla Nazë është një plakë fisnike, e cila jeton në Hajduçka muhalla në Tetovë; ka dëshirë ti komentoj këto tollovi, këto që ndahen sa herë që t’ju kujtohet!Por, çka thotë Halla Nazë për ndarjen e Norës dhe Robertit:
Halla Nazë:Kam shumë vite dhe jeta më ka mësu për shumë gjëra!Kur kanë probleme burri me gruan është sikur të prishet dërxhava (shteti); ku nuk duhen gruja dhe burri aty nuk ka bereqet, por për këtë punë unë si plakë po them disa muhabete:
-e para, gruja e mençur e sjell burrin n’valovicë (maqinë për përpunimin e leshit, ose dërstilë)
-e dyta, gruja e mirë jep shefak (jep dritë); nga lëviz gruja e mirë pas saj shkojnë melekët (engjujt); kjo lloj gruaje është tërheqëse, ofron, e dashme me të gjithë, e këndëshme shumë edhe për burrin; këtë damësllëk të gruas nuk e le burri, por ja lanë këmbët dhe ja pinë ujin (siç thoshin më parë, burrit gruja duhet me ja la këmbët e me ja pi ujin), tash kjo vlen për gruan e mirë; gruja e mirë është e mirë dhe nuk bëhet tjetër; gra të mira ka pak, në këtë kohë edhe më pak; koha jonë ishte kohë tjetër, tash janë ndëruar vendet, gruja është bë burrë, burri grua!
-e treta, folin është nda ky, ai, tash muhabet e bëjnë edhe nuset e muhallës, është nda Roberti nga Nora; kanë qenë të mirë, pse janë nda, thonë në lagje!Por unë kam disa porosi për Norën, se Nora është femër e duhet me u sjell si femër:
-nëse Nora e dashuron Robertin, ajo duhet ta ul bishtin dhe të dëgjoj burrin, të dëgjoj se çka këkon burri, pse kërkon, si e do, e si nuk e do dhe jo Nora të ngren bishtin përpjetë dhe pastaj vinë ndarja; normal se vin, sepse i kanë ndru vendet; burri nuk ik nga shtëpia kot, burri nuk ik nga femra kollaj, ka një mosdurim që ik burri nga shtëpia, largohet; pastaj nga fotot që shoh, ky Roberti është më i sinqertë se Nora, sytë jua shoh; kjo Nora shumë me do ngrehje të tepëruara nuk më jep përshtypje se ka sinqeritet!
Në fund, nëse Nora don me e pas atë burrë, duhet tju nënshtrohet urdhërave të burrit, ndryshe duhet me ditë se burrë më në këtë kohë ajo nuk do gjejë kurrë, sepse ka krizë për burra!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66