Remzi Mustafi:
“Kjo festë le të na shërbejë për fisnikërimin e shpirtit dhe rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut, besimit në Perëndi.
Festa e Kurban-Bajramit është mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri-tjetrin, në ushtrimin e humanizmit në raport me ata që kanë nevojë, në rritjen e dashurisë për fëmijët, familjen dhe të gjithë qytetarët.
Vizitat nëpër familje, tek dashamirët dhe të afërmit gjatë kësaj feste, le të na shërbejnë për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit si vlera universale në të gjithë qytetërimit në botë.
Urime më të mira për të gjithë qytetarët e Komunës së Bogovinës dhe më gjërë!”-thuhet në mesazh-urimin e themeluesit të Ndërmarrjes me renome Magnum Trans nga Gostivari, z.Remzi Mustafi!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66