Besha Trans nga Zhelina e Tetovës:Urime Kurban Bajrami!
Veprat e mira, dashuria e sinqertë, harmonia dhe bamirësia, këto janë ndër gjërat më të rëndësishme në festën e shenjtë, në festën e Kurban Bajramit!
Çdo besimtar i devotshëm në këtë ditë të madhe është i ngarkuar me mision shumë fisnk – të rrezatojë vetëm dashuri, përmes të cilës hapen të gjitha shtigjet e humanizmit ndaj njerë-tjetrit!
Është koha që të hapet zemra, të zgjatet doran e ndihmës duke begatuar sofrën e skanmorit; le të mbisundojë vetëm dashuria e sinqertë ndaj njëri tjetrit, sepse kështu do të përmbushim porositë e Krijuesit tonë.
Gëzuar dhe për shumë vite Kurban Bajrami!, thuhet në urimin e Besha Trans nga Zhelina e Tetovës!

Besha Trans në Zhelinë të Tetovës!Dy rrugë suksesi: Kontrollë teknikë për automjete dhe Fabrikë të bekatonëve!
Tregu i shërbimit të kontrollit teknik është pjesë e strategjisë profesionale në qendrën e mirënjohur në Zhelinë të Tetovës, në Besha!
Besha tanimë emër i njohur në rajon dhe më gjërë se kaq; një strategji pune, një pistë e hapur veprimi përballë çdo konkurence respektive!
Këtu kurorëzohet bashkëpunimi shumë i sinqertë, po aq dhe profesional me klientelën dhe ligjin në kuadër të shtetit!
Në Besha takojmë një strukturë organizative në punë; një organizim të koordinuar për tu përballur me çdo nevojë, me çdo kërkesë të qytetarëve!
Kjo është rruga!
Kjo nismë nënkupton qarkullim brenda një proçesi të qarkut organizativ, të drejtuar nga vëllezërit Mujdin dhe Sefer Nesimi nga Zhelina e Tetovës!
Nisma, rruga e kësaj pune, idetë dhe përspektiva në Besha Trans ka një burim të hershëm dhe reflektues, duke filluar që nga hapat e parë të themeltarit të këtij organizimi, Mevaip Nesimi dhe për të vazhduar drejt një ngritje suksesi në kornizat e një pune familjare!
Ishte viti i largët, 1990, viti kur u shtrua ideja me një emër perspektive BESHA TRANS, si gurthemel i guximshëm për të ardhmen e kësaj familje dhe të biznesit shqiptar në përgjithësi!
Dhe vitet nuk ndalonin, ndonëse Ndërmarrja Besha Trans, ngadalë e sigurtë po ngritej mbi parime të kujdesshme e të suksesshme!
Hapat e parë kanë qenë të vështira, shumë të vështira për themeluesin e asaj kohe, z. Mevaip Nesimi, për idetaorin dhe njeriun e sakrificës, i cili kishte ide, kishte guxim për tu përballur me të gjitha vështirësit në punë!
Nisma e punë kishte një ndërlidhje shumë efektive në fushë të export-importit për tu ngritur brenda një besimi të plotë në hapësirat e Komunës së Tetovës, në rrugëtimin përreth autostradës Tetovë-Shkup, në Zhelinë!
Dhe, pikërisht koha përherë bën punën e saj, ndonëse Ndërmarrja Besha Trans pas 10 vitesh, faktikisht në vitin 2001 u ngrit edhe më fuqishëm, u rindërtua si koncept më i fuqishëm biznesi dhe lindi ideja e re, u fut në agjendë koncepti bazë për prodhimin e bekatonëve, hap ky i qëlluar dhe i koordinuar mirë për rrethanat e veprimit në hapësirë dhe në kohë në Komunë e Tetovës dhe më shumë se kaq!
Në punë, në biznes, në përditshmëri koha koordinon idetë dhe pikërisht, pas 4-5 vitesh, kuptohet nga viti 2001, në vitin 2014 Besha ringritet në një ide të re, në një mundësi të re investimi; Besha Trans befas paraqet ivestimin e saj, paraqet ofertën më serioze të kohës, shtrohet dhe ngritet ideja më e madhe e kohës së re, ngritet qendra e Kontrollit teknik të automjeteve!
Ky është momenti kur vëllezërit Nesimi do ti jenë mirënjohës përjetësisht prindit të tyre për përkushtimin jetik, për mundësinë e pakrahasueshme që ai bëri për këtë punë, për këto suksese të kohës së re!
Nje fjalë e urtë shqipe thotë se, punët e mëdha nuk bëren brenda natës, hapat e sigurtë, të kujdesshëm sollën reflektim biznesi, rilindën punën e re, biznesin e ri, gjithnjë me të njëjtin emër, Besha Trans në Zhelinë të Tetovës!
Shefqet MANI.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e automjeteve:
-Kërkesë për regjistrim
-Faturë për shitblerje
-Çertifikatë doganore (në rast se është importuar)
-Homologim
-Dëshmi e sigurisë teknike të automjetit (jo më të vjetra se 30 ditë)
-Letërnjoftimi dhe prania e pronarit (pers. fizik)
-Sigurimet vjetore nga të gjitha kompanitë e sigurimeve
-E drejta e disponimit (njerëz ligjor)
Për regjistrimin e automjeteve transportuese
-Kërkesë për regjistrim
-Faturë për shitblerje
-Çertifikatë doganore (në rast se është importuar)
-Homologim
-Dëshmi e sigurisë teknike të automjetit (jo më të vjetra se 30 ditë)
-Letërnjoftimi dhe prania e pronarit (pers. fizik)
Sigurimet vjetore nga të gjitha kompanitë e sigurimeve
-E drejta e disponimit (njerëz ligjor)
-Konfirmimi i tahografit (për automjetet me ngarkesa më të madhe se 5-ton)
Foto nga Fabrika e bekatonëve
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66