Besimtarë të dashur! Le ta falënderojmë Zotin Fuqiplotë që na e mundësoi që edhe sivjet ta presim festën e Kurban Bajramit, festën më të vjetër të njerëzimit, festën e parë që shënon devotshmërinë e njerëzimit. Në këtë ditë të madhe të shprehim dashuri e sinqeritet ndaj njerë-tjetrit!
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzojmë rastin t’ju urojmë të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.
Në këtë ditë të shënuar , të përkujtojmë edhe sakrificën e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.
Është kjo ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.
Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona, thuhet në mesazh-urimin e Ndërmarrjes Atlas Trans nga Gradeci i Gostivarit!
MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66