Suzana Emshiu-Paçuku nga Tetova drejt suksesit në Dibër të Madhe!
Po t’ju hedhësh një sy treguesve, vizitorëve në Banjat e Dibrës, në Kosovrast dhe në Banjisht vëren se Dibrën e Madhe e mbajnë gjallë dhe i japin frymë e emër këto dy epiqendra jetike, relaksuese dhe shëndetësore!
Në Kosovrast dhe në Banjisht vizitorët janë në numër të kënaqshëm dhe si rezultat i gjithë kësaj Dibra përfiton emrin e qytetit të karakterit të turizmit shëndetësor-relaksues!
Në Banjë të Kosvrastit takojmë menaxheren me respekt kryefjale, Zonjën Suzana Emshiu-Paçuku!
Suzana Emshiu-Paçuku është nga Tetova, e martuar në Dibër të Madhe!Ajo është në krye të menaxhmentit në Banjën e Kosovrastit në Dibër, aty ku janë vënë themelet e një pune me shumë përkushtim dhe profesionalizëm.
Kjo rrugë e Suzana Paçukut është e orientuar drejt kërkimit të vazhdueshëm për kombinimin e duhur të traditës dhe novacionit, gjithmonë duke respektuar veprimin në kohë të re.
Menaxhimi është pasion, është pasion i lindur dhe ky kuptim të ndjek, të përcjell gjithë jetën dhe në raste të caktuara është ushqim i dobishëm për të vepruar në punë, përherë në interes të klientelës, në interes të ndërmarrjes që përfaqëson, thotë Suzana Paçuku për të plotësuar shumë fakte të ndërlidhura me punën e saj e që kanë të bëjnë me menaxhimin e shumë proceseve në dizajnim, në ndërtim të së bukurës, drejtë të lumturës brenda një kalaje institucionale, siç janë Banjat e Dibrës!
Këtu, e gjithë kjo punë, Suzana Paçukun e ka bërë ta kuptoj shumë thellë filozofin e menaxhimit dhe nga kjo pikë ajo arrinë të reflektojë dëshirë dhe ambicie.
Ky rrugëtim për Suzana Paçukun është rrugëtim suksesi, ecejakje karriere, është koncept përditshmërie me ngjyrime të përditshme dhe të vazhdueshme.
Përkushtimi në punë, përcjellja e një nisme, Suzanën e nxit, e frymëzon çdo ditë për të bërë të pamundurën në konkretizim të një pune, të një projekti të interesit shoqëror!
Menaxhimi i një punë me shumë përgjegjësi për Suzana Paçukun paraqet rëndësi, paraqet kujdes, paraqet vërtetësi,korektësi në punë e në jetë, paraqet formulë veprimi!
Në fakt ajo është përkushtuese dhe ky segment e karakterizon, sepse gjithmonë përpiqet të jap pasion, dashuri, njohuri dhe angazhim gjatë prezantimit të punëve, gjatë bisedave me klientelën, në prezantimin e ngjarjeve në punë, në kryerjen e negociatave me ndërmarrjet bashkëpunuese gjatë investimeve, në procesin e finalizmit të kontratave…
Kjo punë sigurisht se kërkon frymë motivuese, pastaj kërkon atmosferë miqësore, dinamike, të cilat mundësi i ka Suzana Paçuku dhe, të gjitha këto merita janë në funksion të punës dhe mirëqenies të vizitorëve!
Ajo gjatë gjithë kohës është në komunikim, kështu me hapa sigurie e ndjek ecurinë e një punë të nisur; i ndjek dhe i përcjell të gjitha problematikat që eventualisht mund të shfaqen në koluaret e ndërmarrjes ku vepron!
Ajo ka aftësi të plota për të krijuar siguri në mbarvajtjen e proceseve të punës, afiniteteve të shkëlqyera në komunikimi, aftësi analizuese, ndjenjë përgjegjësie.
Veprimtaria e Suzana Paçukut ka prirej jo vetëm nga pasioni, ndjenja e përgjegjësisë, thjeshtësia, aftësia profesionale, por edhe krijimtaria, e cila në Banjat e Dibrës është pasqyrua me shumë tregues pozitiv!
Puna që bën Suzana Paçuku nuk është rastësi, por rezultat i një përkushtimi në profesion, duke bërë të pamundurën për të përmbush sa më mirë detyrat në të gjitha fushat e menaxhmentit; është kontributi i saj shumëvjeçar i dhënë në këtë fushë të jetës!
Shefqet MANI.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66