Dje, sot dhe nesër, tradicionalisht sintaksa brenda strukturalizmit poetik ka pas dhe ka rolin dominant-studimor për të krijuar ujvarën më të lehtë në organizimin e segmenteve kyçe gjatë vënies në praktikë të fjalës, të periudhës së shtruar poetike dhe estetike, në ndërtim të një koncepti ngjarjesh, në poezi, në letërsi!
Sintaksa në poezi e në letërsi në një mënyrë ose në një tjetër nuk të lë komoditet veprimi jashta strukturës të shprehjeve në strukturorë! Megjithatë, koha e re këtë nyje të veprimit e ka ngritur mbi parime të shëndosha të filozofisë së kuptimit poetik!
Kjo rrugë sigurisht se hapëron drejt kuptimit konceptual të mendimit; kjo rrugë standardizon, njëherit redukton gabimet në hap e në veprim dhe automatikisht sjell efekte, sjell ndryshime në bukuritë e mendimit estetik e sintaksorë!
Brenda një sintakse poetike takon stilin, takon origjinalitetin e vargut, takon e termet të teksteve brenda ngjarjes racionale të vet jetës.
Me një fjalë, sintaksa poetike është globusi lëvizës, është tornado qarkulluese brenda një krijimi letrar, brenda një orientimi estetik!
Sintaksa ka efekte të bukura, ka një estetikë reflektuese shumë të theksuar brenda asaj që duhet thënë, brenda asaj që duhet protestuar përmes vargut analitik të kuptimit!
Dhe krejt për në fund, kujtoj se sintaksa analitike i bën të dallueshme stilet poetike, i bën të dallohen krarakteristikat krahasuese të poetëve!
Andaj, vlerësoj se teksti është strukturë, teksti nuk është lëmsh që të mbyt brenda një ngjarje pa kokë!
Rabije Bytyqi-Prizren
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66