Pse duhet ti vizitoni Banjat e Dibrës së Madhe?
Nëse dëshironi qetësi shpirti, nëse jeni për rifreskim të shënetit tuaj, nëse dëshironi qetësi truri, nëse dëshironi të rinoheni, atëherë vizitoni Banjat e Dibrës së Madhe, në Kosovrast dhe në Banjisht!
Pse ky konstatim për Banjat e Dibrës së Madhe?
Pa komplimente, por me shumë fakte, të mirat fillojnë nga menaxhmenti i kësaj pune, pikërisht nga krerët e kësaj pune me shumë përgjegjësi, duke kujtuar këtu drejtuesin z.Mexhit Capa, pastaj të parën e menaxhmentit zonjën e nderuar dhe shumë të përgjegjshme, Suzana Emshiu-Paçuku!
Këtu fillon rruga e suksesit, këtu fillon regulli për punë dhe mbarëvajtje për gjithë këtë proces pune në Banjat e Dibrës së Madhe!
Këtu do kujtojmë përkushtimin e mjekëve!Do kujtoj dr.Besnik Maqellara, motra kryesore Lindita, motrat e kujdeshme në recepcion dhe i gjithë personeli brenda koluareve të Banjave të Dibrës së Madhe!
Në këtë kontest do kujtojmë kushtet e restauranteve ku pranohen vizitorët!
Kushtet janë të pakrahasueshme, shumë të mira, shumë miqësore, shumë vëllazërore!
Dhomat e gjumit me të gjitha parakushtet e një kohe të re!
Ka një qetësi absolute brenda hapësirave të Banjës së Dibrës së Madhe!
Ka një mikëpritje të veçantë dhe me shumë kuptim për vizitorët!Pritja, udhëzimi, shërimi, pastaj përkushtimi i motrave në këtë qendër është vetëm për tu lavdëruar!Ka një regjim shumë pozitiv në punë, ka dhe përgjegjësi për nismën dhe përfundimin e procesit të shërimit!
Salla e ushqimit ka karakteristikat e veta!Personeli i kuzhinës bën punë përkushtuese!Strategjia e ushqimit për klientelën është me përzgjedhje të dëshiruar; ofrohen dy-tre mundësi për ushqim dhe secili mund të përzgjedh ushqimin e dëshiruar!
Punë të lavdëruar po bën edhe rinia e kafiterisë në këto qendra shëndetësore në Banjat e Dibrës së Madhe!
Mundësi pa fund, ekskluzivitete të mëdha për të gjithë në Banjat e Dibrës së Madhe në Kosovrast dhe Banjisht!
Në pamundësi për ti përmendur të gjithë emrat meritor në Banjat e Dibrës, sigurisht se roli i gjithsecilit është me domethënie dhe forcon zinxhirin e punës në këtë epiqendër shëndetësore këtu në Maqedoninë Shqiptare!
Shefqet Mani.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66